Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, eksperti Sefa: Tërheqja e kompanisë turke vë në dyshim garancitë teknike!

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar situatën lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke ngritur shqetësime mbi seriozitetin dhe transparencën e procesit.

Sipas Sefës, rasti i Vlorës është i veçantë, por ajo që ngre më shumë dyshime është mënyra se si po zhvillohet ndërtimi, veçanërisht pas tërheqjes së kompanisë turke që ishte pjesë e konsorciumit fitues.

“Një fakt të bën përshtypje. Pjesa e konsorciumit që do garantonte ndërtimin, kompania turke, u tërhoq. Gara u bazua në kriteret teknike që mbulonte kjo kompani dhe fakti i tërheqjes së saj pa mbaruar ndërtimin vë në dyshim pjesën tjetër të konsorciumit për të mbuluar këtë gjë,” deklaroi Sefa.

Ai theksoi se kompania turke kishte siguruar pjesën më të rëndësishme të pikëve në garë, falë përmbushjes së kritereve teknike, dhe largimi i saj cenon të gjithë integritetin e procesit të ndërtimit.

“Në momentin që nuk garantohen pjesët teknike, vendosen në dyshim të gjitha,” përfundoi eksperti.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×