A po e marrin rusët aeroportin e Vlorës? Sherifi: Ka pasur dyshime që në fillim, Pacolli e ka vendosur pasurinë në Rusi e Kazakistan

Analisti Idaver Sherifi ka ngritur dyshime serioze mbi përfshirjen e mundshme të interesave ruse në projektin e aeroportit të Vlorës, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24. Ai ka aluduar për lidhjet mes Behgjet Pacollit dhe Rusisë, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe qëllimet pas kontratës së koncesionit të nënshkruar në vitin 2021.

Sipas Sherifit, që në momentin e lidhjes së kontratës me Pacollin, ka pasur dyshime për origjinën dhe destinacionin e kapitalit të përfshirë në këtë projekt strategjik.

“Në momentin që në vitin 2021 u lidh kontrata e koncesionit që iu dha Pacollit, ka pasur dyshim. Pacolli e ka vendosur pasurinë në Rusi e Kazakistan. Ky dyshim ka qenë që në fillim,” u shpreh Sherifi.

Ai shtoi se aktiviteti ekonomik i Pacollit është i përqendruar në Kazakistan, një shtet me lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë, dhe theksoi se selitë e kompanive të tij në Zvicër janë minimaliste.

“Gjithë aktiviteti i Pacollit ndodhet në Kazakistan. Zyrat në Zyrih i ka nga 20 metra katrorë,” tha Sherifi.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×