Valixhe me drogë nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara, deri në Rinas/ Arrestohen dy kinezë, tentuan të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis

Dy shtetas kinezë janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në dy valixhe. Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë të cilët i kapen dhe i arrestuan menjëherë në Rinas.

Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×