Shqipëria që prej 7 tetorit është pjesë e SEPA-s. Në një reagim në rrjetet sociale, zyra e BE në Tiranë thotë se kjo është pjesë e planit të rritjes së Bashkimit Evropian.
Postimi ne Facebook
REAGIMI
Që nga 7 tetori, Shqipëria 🇦🇱 i është bashkuar SEPA-s.
Të 11 bankat që operojnë në vend janë tashmë pjesë e sistemit, që do të thotë se qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta.
Ky zhvillim është pjesë e Planit të Rritjes të BE-së 🇪🇺 për Shqipërinë, duke e përafruar sistemin bankar shqiptar me standardet evropiane.
BalkanWeb