Duke marrë shkas nga arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Dhoma e Avokatisë vendosi që të bojkotonte seancat gjyqësore. Në një intervistë për gazetaren e News24, Klodiana Lala, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, theksoi se kjo ishte një reagim kundër sjelljes dhe pabarazisë së palëve në proces. Sipas tij, avokatët në proceset gjyqësore nuk kanë të njëjtat të drejta si prokurorët, ndërsa shtoi se kjo mendësi duhet të ndryshojë që në shkollën e magjistraturës.
“Është e kuptueshme që arrestimi i avokatit ishte pika kulmore e trajtimit të avokatëve enë të gjitha proceset. Ky trajtim tregoi frymën që është instaluar mes raporteve mes akuzës dhe mbrojtjes, se si gjykata nuk respekton parimin e barazisë në proces. Në këtë ngjarje u arrit kulmi. S’ka të bëjë tërheqje nga ana e prokurorisë, për lirimin e avokatit. U tërhoq prokuroria nga paligjshmëria. Paradoksi ishte se klienti që mbronte ishte; moskallëzim krimi dhe kundërshtim të punonjësve të shtetit. Kur u ballafaquan autoritetet me video, panë se ishin para një falsifikimi”, tha ai.
Duke u ndalur te bojkoti i avokatëve, Haxhia theksoi se; “Jo të gjitha proceset gjyqësore u ndërprenë, por vetëm ato penale. Pasi u propozua që të braktiseshin të gjitha gjyqet. Menduam për qytetarët. Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë ishte i moderuar dhe nuk ishte për të nxjerrë nga burgu kolegun tonë, por kundra rrymës që është vendosur për trajtimin e avokatisë. Nuk e ndjemë veten si palë në proces, përballë prokurorit. Është shkelur parimi i paanësisë. Shkaqet e kësaj situate vijnë që nga shkolla e Magjistraturës. Po të merrni materialin e incizuar në takimin e reformës ligjore, unë jam tërhequr, pasi kam kundërshtuar që në fillim decentralizimin e prokurorive dhe zhveshjen nga funksionet të kryeprokurorit.”.
BalkanWeb