Për herë të fundit u pa në gusht 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës  së  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×