Projekti për sistemim-asfaltimin e rrugës Peshkopi-Lurë dhe Lurë-Perlat është drejtim mbylljes. Pasi disa kohësh zvarritje, firma e cila e mori së fundmi përfundimin e këtij projekti ka nisur hedhjen e shtresës asfaltike. Puna po vijon në të dyja drejtimet nga Lura në drejtim të Arrasit të Dibrës dhe nga Lura në drejtim të Rrëshenit.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu i shoqëruar nga deputetja Alma Selami dhe Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Banorët e Lurës falenderuan të gjitha institucionet që më në fund ju bënë realitet një investim të shumë-pritur prej tyre. Asfaltimin e kësaj rruge.
Ata shpresojnë që kjo vepër të rikthejë në Lurë edhe ata që janë larguar vite më parë dhe të vijnë e të investojnë në vendlindjen e tyre.
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu tha se asfaltimi i rrugës do t’i japë zhvillim Lurës duke kontribuar në rritjen e turizmit natyror e malor për të cilin kjo zonë karakterizohet.
Asfaltimi i plotë i të dy segmenteve të rrugës së Lurës pritet të mbyllet brenda muajit Nëntor të këtij viti.
BalkanWeb