Roma bie në Evropë, Gasperini “përplaset” me Dybala, fiton Bologna

Roma bie sërish në Evropë, me ekipin e Gasperinit që pësoi një tjetër humbje, e dyta radhazi, e dyta brenda në shtëpi, duke e zbritur në vendin e 23-të pas xhiron së tretë. Viktoria Plzen i befasoi brenda pjesës së parë, me dy super gola brenda 2 minutash. Adu hapi siparin me një finalizim plot klas në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më pas ishte Souare që me një predhë të vërtetë nga distanca dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, Roma fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Dybala u tregua i saktë duke realizuar një gol historik për të, i 200 në karrierë. Për fat të keq, goli i Dybala-s nuk mjaftoi për të shmangur këtë humbje të rëndë.

Në fund të ndeshjes, Dybala u shpreh se Roma e mori lehtë këtë takim, por nuk ishte dakord në këtë pikë trajneri Gasperini: “Nuk jam dakord, e provuam deri në fund. Sigurisht që kemi probleme, mbi të gjitha në fazën sulmuese. Kjo është një humbje që duhet të na bëjë të reflektojmë”, u shpreh Gasperini.

Ndryshe nga Roma, Bologna, ekipi tjetër italian, siguroi një fitore të rëndësishme në xhiron e tretë duke triumfuar 2-1 në transfertë përballë Steaua Bukuresht. Bologna realizoi dy gola të shpejtë brenda 12 minutash, fillimisht me Odgaard në minutën e 9-të, ndërsa 3 minuta më pas ishte Dallinga që dyfishoi shifrat. Rumunët u përpoqën të riktheheshin në lojë duke ngushtuar shifrat në 1-2 në minutën e 54-ët, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën Bolonjës që fal këtij suksesi ngjiten në vendin e 18-të në kuotën e 4 pikëve.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×