
Kenan Yildiz, një nga talentet më premtuar të futbollit botëror, është kthyer në një fiksim të madh për Xabi Alonso-n. Tekniku i Real Madrid e kërkon me çdo kusht yllin e Juves dhe për t’ia arritur këtij qëllimi është i gatshëm të ndryshojë të gjithë balancat brenda ekipit vetëm e vetëm që të ketë në dispozicion turkun.
Sfida e fundit në “Bernebeu”, ku Reali priti “Zonjën e Vjetër” shërbeu vetëm për të përforcuar akoma më shumë idenë e tij, se Yildiz është lojtari perfekt për skemat e tij.
Giovani Branchini, agjenti italian i futbollit, ka zbuluar se Alonso është aq i fiksuar pas Yildiz sa mund të lë të lirë, pra të shes çdo lojtarë që ka në dispozicion përveç Kylian Mbappe. Alonso ia ka bërë të qartë këtë dëshirë edhe drejtuesve të Real Madrid të cilët pritet të vihen në lëvizje për t’i plotësuar këtë kërkesë. Juve nga ana e saj vijon kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues të lojtari për të nënshkruar një kontratë të re me terma financiarë të përmirësuar ndjeshëm.
Nga Madridi këtë verë pritet të largohen të paktën dy lojtarë, Rodrygo dhe Endrich. I pari do të shitet, ndërsa braziliani tjetër pritet të largohet në formë huazimi.
()
and then