
E shtunë tepër positive për legjionarët kuqezi. Kështu Medon Berisha shënoi një super gol, në sfidën e javës së 8 në Serinë A, teksa Leçe sfidoi Udinesen në Friuli. Në minutën e 59, miqtë fituan një goditje dënimi, të cilën e mori përsipër ta ekzekutonte mesfushori i kombëtares tone, Medon Berisha. Goditja e Berishës ishte perfekte duke u ndalur në trekëndësh dhe rihapur sfidën për miqtë, që po humbisnin 2-0. Ky ishte goli i parë për Medon Berishën në Serinë A. Ndeshje shumë e mirë edhe e mesfushorit tjetër të Lecces Ylber Ramadani, me dy mesfushorët që zhvilluan ndeshjen e 4 radhazi si titullarë në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Eusebio Di Françesko. Megjithatë skuadra verdhekuqe nuk mundi dot të dalë me pikë nga transferta ndaj Udinese, që arriti të fitojë 3-2.
Regi Lushkja e ka nisur më së miri aventurën e tij te Traktor FC në Iran. Mesfushori shqiptar po bëhet protagonist absolut me lojën, por edhe me golat e tij në radhët e kësaj skuadre që në ndeshjet e para.
Pas dy golave të shënuar në mesjavë në Ligën e Kampioneve të Azisë, Lushkja ka gjetur rrjetën edhe në ndeshjen e kampionatit, ku Traktor përballej në transfertë me Gol Gohar.
Në minutën e 54-t të duelit, Lushkja u tregua i vëmendshëm duke ndjekur aksionin dhe përfitoi nga një grushtim i portierit, për të dërguar sferën në rrjetë për rezultatin e përkohshëm 2-0, në sfidën që më pas u mbyll me shifrat 5-0.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Lushkjen, në vetëm 4 ndeshje ku mesfushori ka dhënë kontributin e tij për skuadrën e Traktor e cila është një nga pretendentet kryesore për titullin kampion.
and then