Arsenal “arratiset” në Angli, por Arteta frenon: Jemi ende në tetor

Me Liverpool, Man.City, Chelsea etj, me të gjithë “bigët” e Premier League që po kalojnë një moment të vështirë, Arsenal përfiton në maksimum, me “topçinjtë” që arratisen të vetëm në krye në kuotën e 22 pikëve, plus 4 nga surpriza Bournemouth. Ekipi i Artetas doli me 3 pikë nga kjo javë teksa triumfuan 1-0 përballë Crystal Palace. Golin e fitores për Arsenal e shënoi Eze në minutën e 39-të.

Londinezët zhvilluan një presion asfiksues në zonën e Crystal Palace në kërkim të golit të qetësisë, por pa sukses. Arteta ka ndërtuar një “bunker” të vërtetë pasi kjo ishte ndeshja e 5-të radhazi mes Champions dhe Premier League që nuk pësojnë gol. Në 9 javë në Angli, kanë pësuar vetëm 3 gola, mbrojtja më e mirë në ishull, një detaj që po rezulton përcaktues këtë sezon.

Pavarësisht shifrave dhe ecurisë, Arteta frenon, nuk preferon të flas për titull: “Ishte një fitore e madhe, e dinim që do të ishte e vështirë, kjo dhe për meritë të rivalit. Gara për titull? Është shumë herët, jemi në tetor. Gjendja emocionale e ekipit është shumë e mirë, kemi shumë besim, por duhet të përmirësojmë disa gjëra”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×