“Siç ja kanë bërë Beqirit, do ja bëjnë dhe Belindës”, Balliu-socialistëve: Kjo parti ha të vetët! Ashtu do ua bëjnë dhe juve

Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, ku në qendër të akuzave u vendos zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, mbajti një fjalim të fortë duke kritikuar qeverinë dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt deputetëve të Partisë Socialiste.

“Sa herë thirret opozita, vjen e përballet, Balluku jo,” tha Balliu, duke akuzuar mazhorancën për mungesë transparence dhe përpjekje për të shmangur debatet parlamentare.

Në vijim të fjalës së tij, Balliu e akuzoi qeverinë për devijim të vëmendjes publike nga problemet reale të vendit: “Pse vetëm opozita i përmend grupet kriminale, ndërsa Ministria e Brendshme ndalon monopatinat? Pse monopatinat janë problem këtu?” ironizoi ai, duke iu referuar masave të fundit të qeverisë për rregullimin e përdorimit të mjeteve elektrike në qytet.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, Balliu shtoi: “DASH vjen e thotë po mbyteni nga lekët e drogës. Kullat ngrihen me miliona euro.”

Në përfundim të fjalimit të tij, Balliu përmendi emrin e Belinda Ballukut, duke paralajmëruar se, sipas tij, në Partinë Socialiste “askush nuk shpëton nga hakmarrjet e brendshme”: “Nëse ka ndonjë nga ju, duhet ta thoni. Siç ja kanë bërë Beqirit, do ja bëjnë edhe Belindës. Kjo është një parti që nuk ndryshon, ha të vetët dhe justifikon krimin. Ashtu do ua bëjnë dhe juve.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×