Kreu i SPAK, Altin Dumani raporton në Kuvend: Përmirësohet indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani po raporton sot në Kuvend në lidhje me ecurinë e punës së institucionit që ai drejton.

Para ligjvënësve, Dumani theksoi se në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, ndërsa shtoi se indeksi i perceptimit të korrupsionit është përmirësuar.

“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×