
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2024.
Gjatë seancës, Dumani u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi sqarime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është shpallur i paprekshëm” nga drejtësia.
Në përgjigjen e tij, kreu i SPAK theksoi se për Prokurorinë e Posaçme nuk ekziston asnjë individ mbi ligjin dhe se çdo hetim zhvillohet në bazë të fakteve dhe provave, jo të emrave apo funksioneve.
“Për SPAK nuk ka të paprekshëm! Siç e kam thënë edhe më parë, për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat,” – deklaroi Dumani.
Ai sqaroi më tej se çdo procedim penal fillon me hetimin e faktit penal dhe më pas shtrihet në drejtim të autorëve të veprës penale:
“Në çdo procedim penal, hetimi zhvillohet fillimisht për faktin penal dhe më tej në drejtim të autorëve të mundshëm. Të gjitha rastet që përmendni janë objekt i hetimeve të gjithanshme nga prokurorët tanë.”
and then