VIDEO/ A po investigohet Balluku për aeroportin e Vlorës? Dumani e konfirmon: Çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak!

Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në raportimin e tij në Parlament para ligjvënësve.

Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD Belind këlliçi, lidhur me përfshirjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në çështjen e aeroportit të Vlorës.

Kreu i SPAK pranoi se çështja ndodhet në fazën e hetimit paraprak dhe për këtë arsye nuk mund të japë shpjegime.

“Unë nuk mund të jap, ju përmendët aeroportin e Vlorës, nuk mund të jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, u shpreh Dumani.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×