“Kam parë lumë vreri në rrjete për Ballukun”, analisti Kikia: Duhet të kishte votë kryengritëse, por edhe kryeministri të arrestohet, socialistët…

Për analistin Mentor Kikia, ajo çfarë po ndodh sot në realitetin shqiptar është mungesa e një vote kryengritëse, pas lajmeve e ngjarjeve të bujshme ku politikanë në pushtet arrestohen për korrupsion.

Në rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, gjatë këtyre ditëve u pa një lumë vreri lëshuar me komente ndaj saj, e megjithatë, Kikia tha se kjo revoltë nuk përkthehet me vota ndaj PD.

“Përse historia e aferave të qeverisë nuk kanë prodhuar rritje të opozitës dhe përse nuk kanë prodhuar pushtet.

Kjo ka ndodhur, sepse zgjedhjet nuk kanë qenë të drejta, raporti i OSBE e konfirmoi. Megjithë këtë histori, do të duhet të ishte një votë kryengritëse.

Unë vazhdoj të mendoj se dhe sikur kryeministri të arrestohet, socialistët nuk ikin nga pushteti sepse këta nuk janë gati. Nuk mjafton që kjo qeveri të jetë e korruptuar që opozita të vijë në pushtet. Opozita s’ka punuar që të prodhojë një ofertë qeverisëse por ka punuar shumë që rolin e përmbysësit të pushtetit ta luajë SPAK. Pret që rrotacionin ta bëjë SPAK

Mentor Kikia: Pse nuk kapitalizohet politikisht kjo situatë. Unë kam parë reagimin në rrjetet sociale për çështjen “Balluku”. Një lumë vreri nga shumë njerëz dhe normal bën pyetjen kur të gjithë janë në këtë pozicion, kush voton? Dhe nëse kjo revoltë nuk përkthehet me vota ndaj PD, si shpjegohet? Kjo mund të ketë krijuar një rënie besimi tek qeveria.

Përse historia e aferave të qeverisë nuk kanë prodhuar rritje të opozitës dhe përse nuk kanë prodhuar pushtet. Kjo ka ndodhur sepse zgjedhjet nuk kanë qenë të drejta, raporti i OSBE e konfirmoi.

Megjithë këtë histori, do të duhet të ishte një votë kryengritëse. Unë vazhdoj të mendoj se dhe sikur kryeministri të arrestohet, socialistët nuk ikin nga pushteti sepse këta nuk janë gati. Nuk mjafton që kjo qeveri të jetë e korruptuar që opozita të vijë në pushtet. Opozita s’ka punuar që të prodhojë një ofertë qeverisëse por ka punuar shumë që rolin e përmbysësit të pushtetit ta luajë SPAK. Pret që rrotacionin ta bëjë SPAK.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×