
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shiste kanabis dhe kokainë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISE
Berat/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet pas një hetimi disa mujor, ndjekur me metoda speciale, operacioni policor antidrogë i koduar “Alfa”.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa (një pjesë të ndarë në doza), me qëllim shitjen.
Sekuestrohen 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.
Pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e DVP Vlorë, finalizuan operacionin “Alfa”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, cannabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
and then