“Kur ra Muri i Berlinit, në Itali u vu në bankën e të akuzuarve e djathta”, Tritan Shehu: Edhe në Shqipëri drejtësia po përdoret nga e majta radikale

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka kujtuar përdorimin e drejtësisë për të goditur të djathtën në Itali.

“Në një kohë që ra Muri i Berlinit, në Itali u vu në bankën e të akuzuarve e djathta, Demokracia Kristiane, partia e De Gasperit, Andreotit.
U goditën ata që krijuan Europën e Bashkuar, NATO-n, ata që ishin në vijë të parë të kolapsit komunist.
U shfrytëzuan qëllimshëm edhe probleme reale qeverisjeje për të hedhur pluhur mbi ata që shpëtuan në dekada Italinë prej diktatit të Moskës”, shkruan ai.

Shehu ka bërë një paralelizëm me atë që po ndodh me vendin tonë, ku tha se “po këto mekanizma po veprojnë edhe në vendin tonë, si një instrument i Rilindjes, në vazhdim të keqpërdorjes politike të drejtësisë nga të majtat radikale”.

Postimi i plotë:
“Mani pulite” dhe Di Pietro ne Itali, ishin nje komplot drejtesie per te goditur te djathten, anti komunistet, Demokracine Kristiane.
Ne nje kohe qe ra Muri i Berlinit, ne Itali u vu ne banken e te akuzuarve e djathta, Demokracia Kristiane, partia e De Gasperit, Andreotit.
U goditen ata qe krijuan Europen e Bashkuar, NATO, ata qe ishin ne vije te pare te kolapsit komunist.
U shfrytezuan qellimshem edhe probleme reale qeverisje per te hedhur pluhur mbi ata qe shpetuan ne dekada Italine prej diktatit te Moskes.
Ndersa komunisteve, atyre qe konsideronin atdhe Mosken, qe merrnin valixhet plot prej andej ne shkembim te informacioneve e sherbimeve speciale, nuk u ndodhi asgje.
E gjithe ajo ngrehine “mani pulite” ishte nje skenar i tille.
Di Pietro si nje “inkuizitor” realizoi nje “inkuizicion” ndaj demokracise se vertete, ndaj DC.
Fatmiresisht shume shpejt ne skenen politike italiane hyri Berlusconi, qe ndaloi ate revansh komunist e beri te deshtoi ai komplot i vertete ndaj atij vendi demokratik, thelbesor per BE dhe NATO.
Si vazhdim i asaj historie me tej edhe Berlusconi vete u be viktime e po te njejtit “inkuzicion”, u tentua te baltosej disa here me nje urrejtje patologjike nga te njejtat mekanizma, per sherbimet e medha, qe i beri Italise e Europes.
Deri sa para pak ditesh Gjykata e Larte e Italise mbas nje kalvari shume te gjate e shpalli te pafajshem.
Ne fakt po keto mekanizma po veprojne dhe ne vendin tone, si nje instrument i Rilindjes, ne vazhdim te keq perdorjes politike te drejtesise nga te majtat radikale.
Reflektim ky i lindur nga debati i sotem ne Kuvend, si dhe per ata qe ngaterrojne kete te vertete historike te Italise.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×