
Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, gjyqi është shtyrë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se shkak i shtyrjes së gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Kryemadhit. Ndërkohë, bëhet me dije se SPAK ka sjellë prova të reja në gjyq, kundër Metës dhe Kryemadhit.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.
and then