
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Shkodër, ku pas një shpërthimi me tritol u plagos Enea Buzukja. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se lënda plasëse është vendosur në një motor të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Buzukja.
Sapo punonjësi i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e Veriut, ka dashur që të hipte në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorit që ka sjellë edhe plagosjen e shtetasit Enea Buzukja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka një plagë në dorë.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për zbardhjen dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.
and then