
Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se është dakord në reformën zgjedhore që numri i deputetëve të ulet në parlament pasi sipas tij, duhet të ketë një dhomë më të lartë senati.
Por sipas Berishës, në reformën territoriale numri i bashkive duhet të jetë më i madh.
“Është 25-30 vite me parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma senatin dhe parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit.
Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës.
Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka.”, tha Berisha.
and then