
Avokati Alban Duraj ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, ku foli për situatën aktuale në sistemin e drejtësisë dhe pasojat e Reformës që prej zbatimit të saj.
“Gjendja e drejtësisë në vend është përkeqësuar. Unë kam qenë ndër ata që e kam mbështetur Reformën në Drejtësi, sepse besonim se qytetarët shqiptarë do të përballeshin me një sistem më të drejtë. Por realiteti sot është tjetër,” u shpreh Duraj.
Sipas tij, ndryshimet në sistem dhe largimi masiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë sjellë një bllokim të ndjeshëm në trajtimin e çështjeve gjyqësore.
“Rreth 60 për qind e magjistratëve që kanë qenë në sistem janë larguar, duke shkaktuar kolaps për shkak të numrit të lartë të dosjeve,” theksoi avokati.
Duraj shtoi se vonesat në sistem janë bërë alarmante:
“Mesatarisht, 10 vite i duhen një çështjeje që të shkojë në Gjykatën e Lartë.”
Alban Duraj: Gjendja e drejtësisë në vend është përkeqësuar. Unë kam qenë nga ata që ka mbështetur reformën në Drejtësi pasi mendonim që shqiptarët nuk përballeshin me hetim të drejtë dhe drejtësi. Por në të vërtetë këto kohë me ndryshimet e ndodhura dhe me largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, gati 60 përqind e magjistratëve që kanë qenë në sistem janë larguar duke sjellë kolaps për shkak të numrit të lartë të dosjeve.
Mesatarisht 10 vite i duhet tashmë një çështjeje që të shkojë në Gjykatën e Lartë.
and then