
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas kritikave të kreut të grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi që i bëri maxhorancës në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian.
Manja theksoi se nuk është një qasje e sinqertë nga ana e opozitës që të mbështesë integrimin në BE, pasi sipas tij, ka hedhur një mal me akuza dhe ka baltosur Shqipërinë
“Por dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.
Por gjithsesi në cilësinë e përfaqësuesi të maxhorancës kemi përgjegjësi të mbyllë me sukses të gjitha kapitujt që kemi hapur. Qasja jonë ka qenë e qartë ne nuk duam asnjë gjë nëse nuk e meritojmë në këtë proces.”, tha Manja.
and then