“Fikën transmetimin pa asnjë paralajmërim! Ngjarje e rëndë”, Korreshi flet për sulmin ndaj News24 në Komitetin për Stabilizim Asociimit: Gazetarët u penguan të bëjnë detyrën!

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ngritur shqetësimin sa i takon sulmit arbitrar ndaj News24, në Takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi tha se në gusht, autoritetet shtetërore ndërhynë dhe futën duart te News24.

“Në gusht autoritet shtetërore ndërhynë duke futur duart në News24. Fikën transmetimin pa asnjë paralajmërim. Gazetarët u penguan në ushtrimin e detyrës. Kjo ishte ngjarje shumë e rëndë që ndodhi në Shqipëri”, tha deputeti demokrat.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×