
Ka nisur mbledhja e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se analiza e bërë në Kuvend në seancën e të hënës për sistemin e drejtësisë është një ngjarje e rëndësishme pasi sipas ti u thanë në sy të shqiptarëve detajet që tregojnë se Reforma në Drejtësi ka dështuar, duke futur në kolaps sistemin.
“Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Kuvend përbën ngjarjen më të veçantë dhe ndër më të rëndësishme për çdo qytetar.
Sot të dhënat e padiskutueshme faktojnë dështimin dhe kolapsin e sistemit që u krijua mbi bazën e reformës së Soros. Ata që mbështetën reformën përpiqen tani me shpifje e mashtrime të mbulojnë dështimin e tmerrshëm dhe faktin se ka një vend në planet e jo në mars ku zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë.
Ka një vend dhe këtë standard e solli Reforma e Soros e bazuar në një korrupsion të paparë.
Unë përgëzoj kryetarët e institucioneve që patën kurajën të thonë të vërtetën për shqiptarët. Patën kurajën të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces dhe se nga 1 vit në tjetrin ky afat është shkurtuar 16 ditë.
Ata që i imponuan këtë katastrofë Shqipërisë nuk kanë moral e integritet sa të kërkojnë falje.
Korrupsioni është 3-5 fishuar”, tha ai.
and then