
Pasditen e sotme është sjellë nga familjarë në urgjencën e spitalit të Sarandës një vajzë në gjendje të rënduar.
Mësohet se 12 vjeçarja me inicialet I.H nga Delvina u soll në spital nga familjarët e saj. Ata u thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.
Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha mësohet se dyshohet që 12 vjeçarja të ketë konsumuar Deparkin që përdoret nga persona me parkinson. Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe duke qenë se ishte e mitur u transportua me helikopter drejt Tiranës
and then