“Nuk ka mësuar nga gjyshi që iu pushkatua nga Enver Hoxha”, Gjokutaj: Balluku nuk bëhet ‘pentito’ se nuk arsyeton

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar hetimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK, duke përjashtuar mundësinë që ajo të bashkëpunojë me drejtësinë si “pentito”.

Gjokutaj tha se Balluku nuk ka arsyetimin që, sipas tij, kërkon një person që kthehet në të penduar të drejtësisë.

“Balluku nuk bëhet pentito. Pentito bën një njeri që arsyeton. Po të arsyetonte, nuk do hidhte firmat që ka hedhur. I mungon laboratori i përpunimit të të dhënave, ajo nuk ka mësuar as nga gjyshi i vet që e pushkatoi Enver Hoxha,” u shpreh Gjokutaj.

Avokati shtoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama përdor taktika politike për të ruajtur kontrollin mbi bashkëpunëtorët e tij, duke i vendosur në pozita të vështira ligjore kur është e nevojshme.

“Ky nuk i bën dot plumb, po i bën këtë punë. Rama këtë punë bën. Rama të fut bisturinën gjoja për mirë,” tha ai me tone ironike.

Gjokutaj përmendi edhe rastin e Erion Veliajt, duke nënkuptuar se edhe ai është futur në situata të ngjashme nën ndikimin e kryeministrit.

“Çfarë i bëri Erion Veliajt? Si u fut Veliaj në burg pa dashur ky?” u shpreh ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×