“E papranushme që një kryeministër të sulmojë gjyqtarët”, Nallbati: Drejtësia nuk u shërben më qytetarëve, por pushtetit

Deputeti i PD, Bledjon Nallbati, theksoi se është e papranueshme që një kryeministër të sulmojë gjyqtarët, duke ju referuar Edi Ramës, sipas tij, sa herë që këtij të fundit nuk i pëlqen një vendim.

Nallbati shtoi se drejtësia sot nuk u shërben qytetarëve por sipas tij, vetëm pushtetit.

“Sot ngrita zërin për gjendjen e drejtësisë në vend. Fola për mënyrën si pushteti po përpiqet ta normalizojë ndërhyrjen politike në drejtësi, duke e quajtur “të pranueshme” që Kryeministri të sulmojë gjyqtarët dhe prokurorët sa herë vendimet nuk i pëlqejnë.

Denoncova mungesën totale të përgjegjësisë ndaj qytetarëve, arrogancën ndaj atyre që kërkojnë drejtësi, dhe mospërfilljen për hartën gjyqësore që e ka bërë drejtësinë të paarritshme për njerëzit e zakonshëm. Sipas tyre, s’është halli i prokurorëve, as i institucioneve, është halli i qytetarëve! E pra, po, është halli i qytetarëve, dhe ky hall quhet mungesë drejtësie.

Fola edhe për indiferencën ndaj të paraburgosurve që presin dënim të formës së prerë, njerëz që trajtohen si të padukshëm, si të mos ekzistonin. Kjo është fytyra e sistemit që kanë ndërtuar.

Megjithatë, e vlerësova sinqeritetin e drejtueses së KLP që foli hapur. Të paktën nuk u përpoq ta fshehë realitetin e hidhur. Sinqeriteti i saj tregon më shumë për dështimin e sistemit sesa çdo raport apo statistikë.

Ky është standardi që na ofron sot drejtësia e kapur nga politika. Drejtësia nuk i shërben më qytetarëve, por pushtetit. Dhe për këtë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.”, tha Nallbati.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×