Balluku të premten në orën 15:00 në SPAK, Klodiana Lala: Nga ministria s’ka njoftim, gjasat janë që do të paraqitet në prokurori

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka informuar në një lidhje me studion e News24, se të premten në ora 15:00 zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të paraqitet në SPAK, sipas fletëthirrjes që ka marrë.

Lala tha se deri tani, nuk ka asnjë informacion nga zyra e shtypit e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Balluku, ndaj gjasat janë që zv/kryeministrja do të paraqitet të premten në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

“Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur, ndiqet rruga e shkuarjes në Kuvend dhe marrjes së autorizimit që zonja Balluku të shoqërohet me polici. Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK”,tha Lala.

Më tej, gazetarja Klodiana Lala tha se SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.

“Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Balluku është implikuar në këto vepra penale nga telefonat që janë sekuestrur në banesën e Evis Berberit në momentin  e arrestimit në pranverën e 2024, dhe të dhënat e marra përmes dëshmitarëve dhe celularëve të tjerë që u janë marrë vartësve dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut”, u shpreh gazetarja.

Klodiana Lala: Nëse refuzon në mënyrë të përsëritur, ndiqet rruga e shkuarjes në Kuvend dhe marrjes së autorizimit që zonja Balluku të shoqërohet me polici.

Zyra e ministrisë s’ka bërë asgjë publike, kështu që gjasat janë që Balluku të jetë nesër në SPAK.

Është bërë publike tashmë që SPAK po heton zv/kryeministren për shkelje të barazisë në tenderat që lidhen pikërisht me tenderat e Llogarasë, ku më herët janë arrestuar vartës të saj, si ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi i cili po hetohet dhe gjykohet për disa akuza dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Balluku është implikuar në këto vepra penale nga telefonat që janë sekuestrur në banesën e Evis Berberit në momentin  e arrestimit në pranverën e 2024, dhe të dhënat e marra përmes dëshmitarëve dhe celularëve të tjerë që u janë marrë vartësve dhe bashkëpunëtorëve të Ballukut.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×