
Gazetari Fatjon Gjinaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi paraqitjen e nesërme të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se seanca do të jetë e hapur dhe do të filmohet në kohë reale.
Sipas Gjinajt, Veliaj do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga Policia e Burgjeve, në përputhje me procedurën ligjore, dhe do të mbahet me pranga deri në momentin që hyn në sallën e gjyqit.
“Veliaj do të filmohet, do të jetë në seancë të hapur ditën e nesërme në Gjykatën Kushtetuese. Policia e Burgjeve do ta shoqërojë gjatë gjithë kohës. Procedura kërkon që ai të jetë me pranga deri sa të hyjë në sallë,” tha Gjinaj.
Gazetari shpjegoi gjithashtu se procedura parashikon zbritjen nga furgoni i policisë dhe shoqërimin nga efektivët deri në hyrje të sallës së gjyqit, një moment që pritet të ndiqet nga mediat dhe publiku.
“Sipas procedurës, zbritet nga furgoni i policisë dhe shoqërohet nga efektivët. Do të jetë një seancë e hapur dhe do shihet në kohë reale,” shtoi ai.
Sipas Gjinajt, seanca pritet të jetë e gjatë, për shkak të kompleksitetit të çështjes, por ai vlerëson se ajo nuk do të zgjasë më shumë se deri në orën 15:00.
“Mendoj se do të jetë një seancë maratonë, por nuk besoj se do zgjasë më shumë se në orën 15:00,” përfundoi gazetari.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then