
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka folur mbi ngjarjet e 21 janarit 2011, duke i komentuar në kontekstin e detyrës që ai mbante asokohe në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kulluri zbuloi se para protestës së opozitës së atëhershme, SHIK kishte dërguar informacion se pritej një protestë e dhunshme, ndaj ministrit të Mbrojtjes i ishte kërkuar të firmoste urdhrin për mbrojtjen e godinës qeveritare.
“Patëm informacion nga SHIK se do kishte një protestë të dhunshme. Ministri ka firmosur urdhrin se si do të mbrohej godina,” =deklaroi Kulluri.
Sipas tij, e njëjta situatë ka qenë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku Garda e Republikës, që ishte përgjegjëse për sigurinë e godinës së Kryeministrisë, vepronte me propozim dhe nën urdhrat e ministrit të Brendshëm.
“Edhe Ministria e Brendshme besoj se ka pasur një informacion të tillë. Garda emërohet me propozim të ministrit të Brendshëm dhe ishte nën urdhrat e saj,” shpjegoi ai.
Kulluri shtoi se urdhrat për veprimet e Gardës mund të jenë dhënë nga Lulzim Basha, që në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm, ose nga Sali Berisha, si kryeministër, por nuk përjashtoi mundësinë që asnjëri prej tyre të mos ketë dhënë personalisht një urdhër të tillë.
“Ka shumë mundësi ta ketë dhënë urdhrin Basha ose Berisha, por mund të mos e ketë dhënë edhe asnjë prej tyre,” tha Kulluri.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then