
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka cilësuar të papërgjegjshëm vendimin e qeverisë për uljen e buxhetit në arsim dhe shëndetësi.
Ajo theksoi se vendi ka nevojë jetime për investime në arsim dhe për kujdes shëndetësor.
REAGIMI
I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor.
Vetëm për arsimin, qeveria ka shkurtuar 851 milionë lekë krahasuar me qershorin dhe 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025. Para të cilat u hiqen mësuesve, nxënësve e studentëve dhe ne vend qe te investohen ne permiresimin e kushteve, shkojne per koncesione për klientët e saj.
E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi.Ne një kohë ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim, buxheti i Ministrisë është reduktuar me 336 milionë lekë, duke zbritur me 0.5% nga plani fillestar.
E njejta goditje e rende bie dhe mbi bujqësinë.
Qeveria i ka hequr 852 milionë lekë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa fondet IPARD të BE-së vazhdojne të mbeten të bllokuara.
Kjo nuk është thjesht paaftësi qeverisëse, por braktisje e qytetarëve dhe abuzim me paratë publike.
Asnjë vend nuk ecën përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then