VIDEO/ Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Mësohet se ish-bashkiaku është nisur nga paraburgimi i Durrësit, drejt Gjykatës Kushtetuese. Veliaj shoqërohet nga një furgon policie.

Në të tilla raste, policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve, kur bëhet shoqërimi i zyrtarëve të lartë apo dhe eksponentë të krimit, merr masa shtesë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×