
Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e ditës së dielë, Ditë Zie Kombëtare, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në orën 08:30 – 11:00 do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhet publike.
Ndërsa homazhet shtetërore dhe nderimi nga personalitetet do të mbahen në orën 11:15 – 11:45.
Është parashikuar që në orën 12:05 të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës për ish kreun e PS dhe ish- kryeministrin.
“Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.
Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë
• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin për mediat.
and then