
Gazetari Erl Murati i ftuar në “Kjo Javë”, duke komentuar zhvillimet e aktualitetit të kësaj të premte, ku dy ngjarje të bujshme morën vëmendjen e opinionit publik, tha se më shumë interes mori paraqitja e zv/kryeministres Belinda Balluku në SPAK.
“Patjetër që vëmendja kryesore ishte ishte te SPAK ku bëhej fjalë për cështje penale. Ndërsa në Kushtetuese diskutohej e drejta kushtetuese e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj për tu kthyer në detyrë.
Fati i Veliajt dihet se ai ishte në burg, ndërsa Balluku është gruaja më e fuqishme sot në vend”, tha gazetari, duke shtuar se për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë që kemi në Shqipëri, këto zhvillime duket sikur janë të jashtëzakonshme.
“Vetëm në 24-orët e fundit në SPAK kanë qenë figura të larta të politikës, Balluku, Veliaj, Pacolli dhe Lulzim Basha. Ka ardhur koha që politika të japë llogari para drejtësisë”, tha Murati.
Erl Murati: Vëmendja ishte te SPAK ku bëhej fjalë për cështje penale. Ndërsa në Kushtetuese diskutohej një cështje administrative. Fati i Veliajt dihet se ai ishte në burg, ndërsa Balluku është gruaja më e fuqishme sot në vend.
Nëse do ti përmbledh të gjitha këto, për shkak të mungesës së ndëshkueshmërisë, kjo duket se është dicka e jashtëzakonshme. Ka ardhur koha që politika të japë llogari para drejtësisë.
and then