
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se sipas saj nuk është e largët dita kur emri i kryeministrit Rama do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për t’u pyetur.
E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Lala u shpreh se ende nuk dihet se për cilën çështje do të thirret kreu i qeverisë, pasi janë disa që qarkullojnë, por duket se “shigjeta” e SPAK është drejtuar nga Rama, pasi sot u mor e pandehur numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me Tunelin e Llogarasë.
“Emri i Ramës përmendet nga Ahmetaj, edhe në çështjen “McGonigal”, nuk e shoh të largët ditën që emri i kryeministrit do të mbërrijë në SPAK, qoftë edhe për t’u pyetur.
Ka një logjikë, nisi me Alqi Bllakon, Kokën, Beqajn, Çyrbjan, Veliajn, Metën e Veliaj, kur shkon te Balluku që është një shkallë më poshtë se Rama , shigjeta drejtohet nga Rama”, tha ajo.
and then