“Zgjedhja e motrës së Ballukut si avokate, interesante”, Klodiana Lala: Zv/kryeministrja po përpiqet të ndalë rrjedhjen e informacionit

E pyetur në emisionin “Kjo Javë” në lidhje me zgjedhjen e ministres së Infrastrukturës për tu shoqëruar në SPAK nga motra e saj Pamela Qirko, juriste dhe ish-kryetare e Komisionit të  Pavarur të Kualifikimit, gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur një zgjidhje interesante.

“Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK”, tha Lala.

Klodiana Lala: Pamela Qirko, motra e Ballukut është regjistruar vetëm ditën e djeshme (30 tetor) në QKR si person fizik dhe mund të ushtrojë pa asnjë problem ligjor cështjen e avokatisë.

Unë e kuptoj se ajo po përpiqet të ndalë rrjedhjen e dosjes dhe të kontrolloj gjithcka mund të dalë në publik. Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK.

 

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×