Nga karriera politike te jeta personale! Ish-truproja Viktor Agolli rrëfen jetën e Fatos Nanos: Burrë shteti që nuk u hakmor edhe pse bëri burg të padrejtë

Politika shqiptare sot është në zi pas ndarjes nga jeta të ish kryeministrit dhe ish kreut të PS Fatos Nano në moshën 73-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Ish-truproja Viktor Agolli ka vlerësuar figurën e Nanos si një burrë shteti liberal, që nuk u hakmor kurrë edhe pse bëri burg pa të drejtë.

I ftuar në “kjo Javë” në News24, Agolli ka shtuar se ish-kryeministri ishte shumë i kujdesshëm në lidhje me rregullin në administratë, ndërsa shtoi se Nano ishte një njeri që punonte shumë, por dinte dhe të argëtohej.

“Ishte burrë shteti, prishi çdo gjë që kishte ndërtuar në jetën e tij që iu përkushtua shqiptarëve dhe kurrë nuk ishte hakmarrës edhe pse bëri burg të padrejtë.
Administratën e kishte pikë të dobët, me veshjen dhe etikën. Ishte korrekt me të gjithë njerëzit. Kishte raste që punoja krah tij edhe 20 orë. Ishte njëri që punonte shumë dhe argëtohej shumë”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×