VIDEO/ Reali dëfrehet ndaj Valencias, Mbappe dhe Bellingham dhurojnë show

Pas fitores në El Clasico, Real Madrid merr një tjetër sukses. Në La Liga, Los Blancos u argëtuan ndaj Valencias, duke triumfuar 4-0.

Mbappe realizoi dopietë në harkun e 30 minutave. Brenda pjesës së parë, Vinius gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak më vonë, Bellingham “përshëndeti” rrjetën me një gol mjaft të bukur. Në pjesën e dytë, gjurmë la edhe Carreras.

Ekipi i Xabi Alonsos kryeson kampionatin me 30 pikë, 7 pikë më shumë se Villareal dhe 8 pikë më shumë se Barcelona.

Të dielën janë në program edhe ndeshje të tjera të La Liga, mjaft interesante.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×