VIDEO/ Trafik kilometrik nga Elbasani drejt Tiranës, e diela pasdite sjell kthimin e qytetarëve që kaluan fundjavën në Juglindje

Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim.

Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë.

Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.

Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në terren me forca të shtuara përgjatë gjithë aksit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të plota.

Autoritetet e policisë rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa pritet që fluksi i mjeteve të vijojë deri në orët e vona të natës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×