
Dy goditje të mëdha në një ditë për Jannik Sinner në Masters 1000 të Parisit. Në Défense Arena, kampioni italian mposhti Felix Auger-Aliassime në finale (6-4, 7-6) dhe u rikthye në vendin e parë të renditjes ATP, duke e kaluar Carlos Alcaraz në krye të klasifikimit.
Në fushën e shpejtë pariziane, lojtari nga Alto Adige në setin e parë shërbeu mirë, mbajti ritëm të lartë në shkëmbime dhe përfitoi nga fillimi paksa nervoz dhe me shumë gabime i kanadezit për të bërë që në fillim “break”-un vendimtar.
Në setin e dytë, Jannik nuk shfrytëzoi menjëherë dy mundësi për “break” në lojën e parë, më pas të tjera tre në lojën e shtatë, dhe në fund e mbylli ndeshjen përfundimisht me fitore në “tie-break”.
Falë triumfit në Rolex Paris Masters, Sinner fiton turneun e tij të 23-të në karrierë, të pestin për këtë sezon pas Australian Open, Wimbledon, Pekin dhe Vjenë, dhe mban ende në garë Lorenzo Musettin për ATP Finals në Torino. Falë 1000 pikëve të fituara në këtë turne dhe eliminimit të Carlos Alcaraz që në turin e dytë, ai rikthehet në majë, duke kryesuar për momentin me 11.500 pikë, 250 pikë më tepër se sa spanjolli Carlos Alcaraz.
and then