“Arritje historike”, Arlinda Pogaj jep lajmin: OBP, 29.9 milionë euro të kursyera në vetëm 18 muaj! Tregues i efikasitetit dhe menaxhimit të kujdesshëm të fondeve publike

Një rezultat historik është arritur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke realizuar kursime prej 29.99 milionë eurosh gjatë vetëm 18 muajve të punës. Drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj ka prezantuar arritjen më të fundit të institucionit që ajo drejton.

“Ky është një tregues i qartë i efikasitetit, transparencës dhe menaxhimit të kujdesshëm të fondeve publike”, thekson ajo.

Falë procesit të prokurimeve të përqendruara dhe standardeve të reja të kontrollit, OBP po demonstron se mënyra e re e menaxhimit të fondeve shtetërore po jep rezultatet e pritshme.

Me këtë ritëm, OBP thekson se kursimet pritet të kalojnë së shpejti shifrën e 30 milionë euro, duke përfaqësuar një nga historitë më të suksesshme të menaxhimit financiar në administratën publike shqiptare.

“Ky nuk është vetëm një numër, është besimi i rikthyer në fondet publike”, shtoj më tej Pogaj.

Postimi

Obp Kursime1
Obp Kursime1



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×