
Erion Veliaj nuk mund të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria nëse këto të dyja nuk faktojnë se ai ka kryer shkelje të rënda.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala në një lidhje me studion e News24 duke iu referuar sqarimit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçe, tha se nisur nga pikat kryesore të vendimarrjes, GJK e riktheu në detyrë Veliajn pasi procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt dhe qeveria duhet të vlerësonte nëse kryebashkiaku kishte kryer shkelje të rëndë.
“Kryetari i GJK ka sqaruar dhe pikat kryesore të vendimarrjes lidhur me kërkesat e Veliajt, të cilin e ka rikthyer në detyrë me 5 vota pro me 3 kundër.
Sipas Zaces, ligji për qeverisjen vendore nuk mund të krijojë norma paralele. Ligji nuk prevalon mbi Kushtetutën. Procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt. Qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rënda dhe ky është thelbi pse duhet të rikthehet”, tha Lala.
Klodiana Lala: Kryetari i GJK ka sqaruar dhe pikat kryesore të vendimarrjes lidhur me kërkesat e Veliajt, të cilin e ka rikthyer në detyrë me 5 vota pro dhe 3 kundër.
Sipas Zaces, ligji për qeverisjen vendore nuk mund të krijojë norma paralele. Ligji nuk prevalon mbi Kushtetutën. Procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak ka qenë i parregullt. Qeveria duhet të vlerësonte nëse Veliaj kishte kryer shkelje të rënda dhe ky është thelbi pse duhet të rikthehet.
GJK i lë hapësirë sërish Këshillit Bashkiak të çelë një procedurë të re për shkarkimin e tij dhe qeveria duhet të provojë sipas nenit 115 të Kushtetutës, se ai ka kryer shkelje të rëndë. Nëse kjo ndodh që ai t’i provojë shkelje të rënda. Në të kundërt zgjedhjet për Bashkinëe Tiranës mund të zhvillohen vetëm nëse Veliaj dënohet me vendim të formës së prerë nga GJKKO.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then