
Në studion e Log, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar pse Erion Veliaj gjatë seancës së 31 tetorit në Kushtetuese ku u shqyrtua ankesa e tij ndaj vendimit të shkarkimit nga qeveria, përmendi shembullin e kryetarit të bashkisë së Medellin në Kolumbi.
Hoxha tha se Veliaj ka miqësi me kryetarin e bashkisë së Bogotas në Kolumbi,madje ky i fundit ka adhur në Tiranë.
“Veliaj mori një shembull të kryetarit të bashkisë së Medellin që e morën peng forcat revolucionare të Kolumbisë.
Dhe këtë ngjarje ai e di pasi ka mik kryetarin e bashkisë së Bogotas dhe ka shkuar e ka vizituar në Kolumbi bashkë me të shoqen. Sikurse ka ardhur dhe miku i tij në Tiranë.
Ai e ka krahasuar SPAK me forcat revolucionare të Kolumbisë, si mund të ikte në detyrë kur u arrestua”, tha Hoxha.
Më tej ai ka folur për situatën e gjyqësorit ku sipas tij, reforma nuk është vetëm SPAK e GJKKO.
“Reforma nuk janë ata 20 prokurorët e SPAK, janë 150 mijë dosje stok, 40% e gjyqtarëve që mungojnë, 40% e prokurorëve që mungojnë dhe reforma ka dështuar. Kush thotë jo, bën një gabim të madh. Sot reforma mbulohet vetëm me SPAK e GJKKO”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Veliaj mori një shembull të kryetarit të bashkisë së Medellin që e morën peng forcat revolucionare të Kolumbisë, si do shkojë ai në zyrë.
Dhe këtë ngjarje ai e di pasi ka mik kryetarin e bashkisë së Bogotas dhe ka shkuar e ka vizituar bashkë me të shoqen.
Reforma nuk janë ata 20 prokurorët e SPAK, janë 150 mijë dosje stok, 40% e gjyqtarëve që mungojnë, 40% e prokurorëve që mungojnë dhe reforma ka dështuar. Kush thotë jo, bën një gabim të madh. Sot reforma mbulohet vetëm me SPAK e GJKKO.
			
				
             
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
					
                    
 and then