
Skuadra e Lakers fitoi 123-115 ndaj Portland jashtë fushe, duke u ngjitur në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit. Suksesi i katërt radhazi për kalifornianët mban emrin e Ayton, autor i 29 pikëve, mbështetur nga Hachimura me 28 pikë e Smith me 25. Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mposhti 120-119 Clippers. Bam Adebayo me 25 pikë e 10 rebound ishte lider në fushë për miqtë, ndërkohë që 40 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Edhe Milwaukee triumfoi në fund, 117-115 ndaj Indiana, sfidë me rivalitet deri në fund. Antetokounmpo me 33 pikë e 13 rebound bëri diferencën në fushë. Skuadra e Houston, falë 53 pikëve të dyshes Sengun-Thompson, mundi 110-102 Dallas.
Surprizën e mbrëmjes e shkaktoi Boston Celtics. Ish kampionët e NBA humbën në shtëpi nga Utah Jazz, humbja e dytë radhazi për Celtics, që kanë nisur një sezon me shumë oshilacione.Jalen Brown realizoi 36 pikë, duke qenë më i miri në parket, por që nuk mjaftoi për Celtics, ndërsa për miqtë më të mirët ishin George dhe Markkanen.
and then