
Ardhja e teknikut Luçiano Spalletti në stol tek Juventus duket se ka përmbysur edhe situatën sa i takon sulmuesëve tek bardhezinjtë.
Në Torino, Dusan Vlahovic mbetet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi serb po diskuton rinovimin e kontratës me Juventusin, edhe pse shifrat e marrëveshjes mbeten ende për t’u përcaktuar. Pavarësisht periudhave me ulje e ngritje, Vlahovic konsiderohet ende një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë, me disa klube të Premier League dhe La Liga që po ndjekin nga afër situatën e tij.
Por për momentin, trajneri Luciano Spalletti duket i vendosur ta mbajë në qendër të projektit të tij. Tekniku italian beson se Vlahovic mund të jetë pika e fortë e repartit ofensiv. Gazetat prestigjoze italiane madje ditën e sotme kanë vendosur në hapësirën kryesore, pikërisht faktin që Juventus do të blindojë sulmuesin serb.



E njëjtë situate edhe për sulmuesin kanadez, i ardhur si afrimi më i bujshëm i verës, nuk ka arritur të bindë në muajt e parë, duke u bërë shpesh objekt kritikash për golat e humbur, madje mediat italiane bëjnë me dije se ai mund të jetë në listen e largimeve të merkatos së janarit. Megjithatë, me Spallettin në stol, ai pritet të ketë më shumë hapësira — fillimisht si alternativë nga stoli, e më pas si pjesë e rotacionit me sulmuesin serb.
Një Juventus që kërkon vazhdimësi dhe stabilitet, me synimin për të ndërtuar një repart sulmues më efikas dhe konkurrues për të ardhmen.
and then