
Deputeti i PD, Eno Bozdo, paralajmëroi ministrin e financave Petrit Malaj për borxhin në tre ndërmarrjet si energjitikës, ujësjellës dhe kanalizimeve.
Bozdo theksoi se problemi për borxhet në këto tre ndërmarrje qëndron tek menaxhimi, pasi sipas tij, aty punësohen njerëz që nuk kanë lidhje me atë fushë.
“Z.Ministër bëni plane sa të të doni, por ju e kupton fare mirë shqetësimin tim. Të tre ndërmarrjet e sektorit energjetik bashkë me ujësjellës kanalizime kanë një borxh të akumuluar të niveleve të paperceptueshme.
Cështja nuk është tek pani por tek menaxhimit. Dhe kthimi i këtyre ndërmarrjeve të mbushur me njerëz që nuk kanë lidhje me këtë. Me çfarë do lloj plani të bëni ajo është të plani. Ju mund të ndërhyni me çdo lloj të planit por nëse nuk përmirësohet qeverisja korporatave e ndërmarrjeve publike do të raportoni borxhe edhe më të mkëdha prej këtij.” tha Bozdo.
and then