Nga Dako, te Koka dhe Veliaj/ A do të shkarkohet Balluku? Berisha rendit ‘kërcënimet’ ndaj Ramës: Lubia si gjyshi i vetë serial killer

Kryetari i PD Sali Berisha ka folur në lidhej me një shkarkim të mundshëm të zëvendës ministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj të pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera në Tunelin e Llogarasë.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se Balluku ka deklaruar se nëse “ikën”, Ramën e “merr me vete”.

“Gosipi thotë shumë. Po çfarë tregon praktika. Gosipi thotë se Gjushi i tha Ramës; për 3 ditë të marr me vete, po më arrestove. E vërtetë! Lefter Koka iu drejtua; vrimën e miut do të gjesh! Lali vjedhësi; të dola borxhit. Tani radha ime! Këto janë të vërteta! Lubia i ka thënë që; mos mendo se jam ai qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete. Thonë se të njëjtën gjë i ka thënë dhe prokurorit; më sheh me rroba grash, por vishem si burrat. I kthehet serial killerit si gjyshi i vetë. Të gjitha këto janë faktuar. Praktika ka treguar se këta kanë shkuar atje ku e meritojnë. Këtij nuk kanë arritur, por këtij do ia bëj gjyqin qytetarët. Prokurori ia shqeu derën Edi Ramës. Ky është ky! Unë po them Lubi këtu, por në fakt është Rama. U takon qytetarëve kjo.”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×