
Vijon seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”. Në GJKKO po dëshmon shtetasja P. M., ish e dashur e Elvis Dedës.
Ajo ka bërë me dije se me Dedjan është njohur në mars të vitit 2012 dhe ishin bashkë deri në momentin që ai ka ndërruar jetë.
“Me Elvisin jam njohur përmes shoqes sime, që kishte shok Festim Qolin. Ai sapo kishte ardhur nga jashtë, nga Holanda dhe në Shqipëri donte të hapte një karburant me Festimin”, tha ajo.
Dëshmitarja ka sqaruar se gjatë kësaj periudhë Elvisi jetonte me të ëmën në Durrës ndërsa herë pas here rrinin bashkë si ccift në Golem. Ajo ka sqaruar detaje nga dita e ngjarjes ku i dashuri i saj u vra.
“Ditën e ngjarjes ai më solli në Tiranë, se kisha provime në universitet. Erdhi më mori, me ktheu në Durrës e më la në shtëpi. Ngjarjen nga televizori e kam parë. Visi ka qenë i shqetësuar atë ditë për shkak të karburantit. Kjo për faktin se e kishin vënë në emër të Festim Qolit, por Elvisi donte ta vinte në emër të nënës. Di që karburanti ka qenë i Elvisit, por ai e ka vënë në emër të Festimit dhe më pas ka dashur ta kalojë në emër të së ëmës.
Pas këtij konflikti, raportet e Elvisit me Festimin nuk ishin më si më përpara”, tha ai.
and then