NBA/ Ende të pamposhtur, Oklahoma me ritëm kampioni, 8 fitore radhazi

Skuadra kampione e Oklahoma mbetet ende e vetmja e pamposhtur këtë sezon në NBA, duke korrur  fitoren e 8-të radhazi. Thunder fituan 126-107 në fushën e Clippers, me Alexander Shai që dhuroi një tjetër ndeshje fantastike, autor i 30 pikëve dhe 12 asist. Në Konferencën e Lindjes, Chicago ngjitet në krye pas fitores 113-111 ndaj Philadelphia, sfidë e ekuilibruar deri në fund mes dy ekipesh pretendente. Chicago arrin të rikuperojë një disavantazh prej 24 pikësh falë “triple double” të Josh Giddey (29 pikë, 15 rebound, 12 asist).

Pa problem fiton Toronto, që mundi 128-100 Milwaukee. Barnet dhe Barrett realizuan nga 23 pikë secili për kanadezët. Për ekipin e Bucks nuk mjaftuan 22 pikët dhe 8 rebaundet e yllit Jannis Atentokumpo. Tjetër fitore e rëndësishme për skuadrën e Golden State, e cila falë 28 pikëve të Curry dhe 24 të Mobby mposhti 118-107 Phoenix. Për miqtë nuk mjaftuan 38 pikë e Devin Booker.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×